Kush jemi
Studio Ligjore “HAKANI & Associates” shpk
Studio Ligjore “HAKANI & Associates” shpk e themeluar nga av. Arben a. HAKANI në vitet 1993-94, ka një eksperiencë të pandërprerë 27 vjeçare në fushën e asistencës ligjore – konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor. Për nga vjetërsia, eksperienca mbi të gjitha rezultatet që ju ka ofruar klientëve, rradhitet pa hezitim tek Studiot ligjore më serioze e presticioze në Tiranë dhe Shqipëri. Filozofia predominuese e veprimtarisë së Studios është ajo e
“ luftëtarit pa kompromis të së drejtës e të vertetës ”
Niveli i saj profesional ka ardhur në rritje të vazhdueshme, në sajë të kombinimit të eksperiencës të themeluesit dhe avokatëve me përvojë, e harmonizuar me punën dhe dëshirën të një stafi të përzgjedhur mes të diplomuarve me rezultate të larta në Fakultetet Juridike të Tiranës e jashtë vendit. Niveli i lartë profesional është konfirmuar, pasi avokatët e përgatitur dhe trajnuar prej saj, sot punojnë dhe operojnë në poste të rëndësishme pranë institucioneve publike dhe private, brënda e jashtë vendit.
Korrektesa, serioziteti, integriteti, besimi publik, etika e lartë, profesionializmi, struktura elastike organizative, ambiente funksionale dhe komode për ushtrimin e takimeve dhe mbledhjeve gjatë punës, mundësojnë ofrimin e një shërbimi cilësor, efektiv, në kohë reale mbi të gjitha rezultativ të kësaj studio.
Shifrat Flasin Vetë
Nuk kemi nevojë të flasim për arritjen e studios.
Disa nga treguesit më poshtë tregojnë për sukseset tona!