• hakani@hakani-attorneys.al
  • +355 42240200

Aktiviteti Juridik i Studios Ligjore

“Hakani & Associates” Shpk

Studio “HAKANI & Associates”, është e profilizuar në disa fusha të së drejtës civile, administrative, familjare, të punës, të mbrojtjes së faunës dhe ambientit, të urbanistikës, të hidrokarbureve, të sistemit të taksave, të liçencave, të prokurimeve, etj., të cilat i mbulon me profesionalizëm të lartë.

Hetimi dhe pergatitja e dosjeve gjyqësore, me qëllim mbrojtje dhe përfaqësim gjyqësor në të gjithë shkallët e gjykimit, asaj Kushtetuese dhe GJEDNJ, është fusha e rëndësishme që Studio mbulon në veprimtarinë e saj.

Asistencë e përkohëshme ose periodike për personat fizikë, juridikë vendas dhe/ose të huaj, në lidhje me problematika eventuale në kuadër të specifikimeve kushtetuese, te konventave ndërkombëtare, ligjeve, të veprimit dhe/ose kontrollit të vazhdueshëm të ligjshmërisë, brënda fushave të së drejtës që ajo mbulon, është produkti tjetër që Studio ofron.

Konsulenca, opinione juridike specifike apo periodike profesionale për aspekte të ndryshme të ligjit/aktit nëligjor në përballje me legjislacionin e brendshëm, konventat,  Kushtetutën apo problematikat konkrete të klientëve, është përsëri një produkt tjetër që ofron Studio.

Shërbimeve të asistencës periodike juridike me subjekte publikë;

Konsulente ligjore e Bashkisë Vau Dejës, pasi u shpall fituese në procedurat e prokurimit të këtij institucioni për vitet 2018, 2019 duke ofruar shërbime profesionale në të gjitha fushat të së drejtës që ky institucion operon dhe ka patur probleme pothuajse të pazgjidhura. Konkretisht;

  • Asistencë dhe konsulencë juridike në hartimin e kontratave (qira, enfiteozë, uzufrukti, konçesione, shit-blerje etj) në të cilat Bashkia ështe palë.
  • Konsulencë, mbrojtje dhe përfaqësim ligjor në proceset gjyqësore administrative, civile, apo penale, ku si rezultat i kompleksitetit dhe natyrës specifike të marrëdhënies në konflikt, Bashkisë i nevojitej shërbim juridik i kualifikuar;
  • Auditim me qëllim evidentimin e problematikave juridike që paraqiteshin në kontratat e lidhura nga Bashkia me kontraktues të tjerë (persona fizikë, juridikë, publikë, privatë etj), me qëllim mbarëvajtjen, rregullimin apo përmirësimin e tyre, për të shmangur konflikte të mundshme etj.
  • Konsulencë mbi projekt-aktet me natyrë juridike që burojnë si rezultat i procedurave administrativo-ligjore apo projekt-vendimeve të propozuara për miratim në Këshillin Bashkiak;
  • Asistencë ligjore mbi statusin, të drejtat dhe detyrimet që ushtron Bashkia si aksioner në personat juridikë publikë/privatë.
  • Konsulencë ligjore lidhur me marrëdhëniet e punësimit në Bashki në përputhje me rregullimet e dispozitave të Kodit të Punës dhe i praktikave administrativo-ligjore që rrjedhin nga legjislacioni për nëpunësin civil;
  • Konsulencë lidhur me mënyrën e ushtrimit të përgjegjesive dhe zbatimin e detyrimeve administrativo-ligjore apo procedurave në fushën e ndërtimit, energjitikës, koncensioneve dhe legalizimit të ndërtimeve informale.
  • Asistencë në zbatimin e drejte te procedurave administrative në fushën e lejeve dhe licencave të cilat janë atribut i ketij institucioni.
  • Evidentimi i gjithë llojeve të pasurive të Bashkisë, ndarja dhe regjistrimi i tyre sipas natyrës, efiçencës e përdorimit. Vënia e pasurisë në shërbim të komunitetit dhe qëllimit ekonomik efektiv e fitimprurës. Mbrojtja dhe shtimi i pasurive të Bashkisë, saktësimi i natyrës, kufijve, sipërfaqes dhe destinacionit, duke krijuar regjistra të posaçëm me vlerën respektive të saj, me qëllim administrimi sipas koncepteve të autonomisë vendore.

Konsulencë dhe asistencë e lartë profesionale juridike lidhur me regjimet juridike të gjithë llojeve të pasurive (private, shtetërore, publike, intelektuale, etj) që zbatohen në Shqipëri. Të drejtat lidhur me to të shtetasve shqiptarë, të huaj, me dy apo pa shtetësi.

Konsulencë dhe asistencë e lartë profesionale juridike lidhur me zbatimin dhe funksionimin sipas sistemeve, e të drejtës së trashëgimisë ligjore e testamentare në Shqipëri, në Itali, Kosovë, Maqedoni, dhe në disa shtete të Amerikës.

Asistencë ligjore lidhur me problematikat në fushën e legjislacionit fiskal, tatimor, doganor dhe atij të punës, për të gjitha subjektet tregtare fitimprurëse.

Konsulencë juridike organeve të administratës publike qëndrore dhe vendore në lidhje me të drejtën zgjedhore për përmirësimin e legjislacionit, zbatimin e së drejtës dhe kontrollit të ligjshmërisë sipas Kodit Zgjedhor. Përfaqësim në Komisionin Zgjedhor dhe/ose në Kolegjin Zgjedhor për subjektet politike zgjedhore.

Asistencë ligjore në lidhje me përgatitjen e dokumentacionit, ndjekjen e të gjitha procedurave për regjistrim në regjistrin tregtar të shoqërive tregtare vendase dhe të huaja, regjistrimin e tyre në organet tatimore, marrjen e liçencave, çelje llogarie bankare, etj.

Konsulencë juridike shoqërive tregtare vendase dhe/ose të huaja në lidhje me redaktimin dhe depozitimin e akteve të ndryshme të organeve drejtuese të shoqërisë gjatë jetës së saj, të tilla si: ndryshime statutore, zmadhim kapitali, ndryshim administratori, të ortakëve, transferim kuotash, likujdim, procedurë falimentimi dhe deri në çregjistrimin e shoqerisë.

Asistencë në privatizimin e shoqërive me kapital të përbashkët me ortak shtetin shqiptar dhe ortakë privatë vendas apo të huaj.

Konsulencë për pajisjen me liçensa të subjekteve tregtare që nevojiten për zhvillimin e aktiviteteve në fusha specifike tregtare, etj.

Mbrojtje ligjore, përfaqësim i posaçëm dhe i përgjithshëm i klientëve, persona fizikë dhe/ose juridikë, vendas dhe/ose të huaj, në procese gjyqësore dhe administrative në të gjitha shkallët e gjykimeve të zakonshme, në gjykimet për kontrollin e legjitimitetit në Gjykatën e Lartë; në Gjykatën Kushtetuese dhe deri në Gjykatën Europiane per te Drejtat e Njeriut.

Konsulencë të specializuar në fushën e sipërmarrjeve të ndërtimit duke ofruar asistencë në sigurimin e akteve administrative të ndryshme si: autorizime, leje të ndryshme, etj.