• hakani@hakani-attorneys.al
  • +355 42240200

Vlerësime/Arritje dhe Objektiva

Rezultatet e cilësive të lartpërmendura dhe testuara nga tregu i brëndshëm dhe i jashtëm, vlerat e larta profesionale dhe akademike që ka ofruar, janë vlerësuar nga institucionet publike dhe private, duke  u përzgjedhur nga;

Ambasada Amerikane dhe Italiane për të mbrojtur interesat e shtetasve në Shqipëri.

Këshilltar Ligjor i Komisionit Qendror Zgjedhor dhe IFES, 2001 - Tetor 2005.

Avokat i qytetit pranë Bashkisë së Tiranës 2002-2005.

Konsulent ligjor i Bashkise Vau Dejes në vitet 2018-2019.

Arritjet konkrete. Një tjetër tregues që rrit ndjeshëm vlerësimin e saj edhe në aspektin institucional, është cilësia e lartë e përfaqësimit dhe mbrojtjes në të gjitha instancat e gjykimit të gjykatave në RSH, e matur me rezultatet e çështjeve të fituara në masën 85 – 90 % të tyre, fakt që mund të evidentohet lehtësisht nga kontrolli i proceseve të saj në Gjykatat e Rrethit (civile e administrave) Tiranë, Apelit civil dhe Administrativ Tiranë, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese të RSH.

Objektivat:

Në themel të aktivitetit të Studios ka qënë dhe mbetet ruajtja e cilësisë profesionale, integriteti dhe korrektesa. Por studio ka kapacite të mjaftueshme për të rritur me produkte të rinj shërbimet në tregun Shqiptar, kryesisht në marrëdhëniet ndërkombëtare private. Po ashtu, tregu i të drejtës së hidrokarbureve, apo burimeve të gjelbra dhe alternative, mbi të gjitha zgjidhja me mirëkuptim e çështjeve janë nga objektivat e Studios për tu arritur në vitin 2021 e në vijim.