Aktiviteti Juridik i Studios Ligjore
“Hakani & Associates” Shpk
Studio “HAKANI & Associates”, është e profilizuar në disa fusha të së drejtës civile, administrative, familjare, të punës, të mbrojtjes së faunës dhe ambientit, të urbanistikës, të hidrokarbureve, të sistemit të taksave, të liçencave, të prokurimeve, etj., të cilat i mbulon me profesionalizëm të lartë.
Hetimi dhe pergatitja e dosjeve gjyqësore, me qëllim mbrojtje dhe përfaqësim gjyqësor në të gjithë shkallët e gjykimit, asaj Kushtetuese dhe GJEDNJ, është fusha e rëndësishme që Studio mbulon në veprimtarinë e saj.
Asistencë e përkohëshme ose periodike për personat fizikë, juridikë vendas dhe/ose të huaj, në lidhje me problematika eventuale në kuadër të specifikimeve kushtetuese, te konventave ndërkombëtare, ligjeve, të veprimit dhe/ose kontrollit të vazhdueshëm të ligjshmërisë, brënda fushave të së drejtës që ajo mbulon, është produkti tjetër që Studio ofron.
Konsulenca, opinione juridike specifike apo periodike profesionale për aspekte të ndryshme të ligjit/aktit nëligjor në përballje me legjislacionin e brendshëm, konventat, Kushtetutën apo problematikat konkrete të klientëve, është përsëri një produkt tjetër që ofron Studio.
Shërbimeve të asistencës periodike juridike me subjekte publikë;