• hakani@hakani-attorneys.al
  • +355 42240200

Shërbimet e Studio Ligjore “Hakani & Associates”

në lidhje me përfaqësimin gjyqësor të klientëve

Avokatët e Studios “HAKANI & Associates”, përfaqësojnë dhe asistojnë klientët shqiptare dhe të huaj në lidhje me çfarëdo lloj konflikti që ka të bëjë me të drejten civile në përgjithësi, familjare, tregtare, administrative, të punës, penale, etj.

PËRFAQËSIMI DHE MBROJTJA NË GJYKIMET E ZAKONSHME

Studio ka konsoliduar një eksperiencë të suksesshme në lidhje me përfaqësimin gjyqësor të posaçëm ose të përgjithshëm që u ofron Klientëve të saj në shkallët e gjykimit të zakonshëm, në Gjykatat e Rretheve (Dhoma Civile e Penale), Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykatën e Apelit (Civil dhe Administrativ), gjithashtu dhe në Gjykatën e Lartë si një proces i jashtëzakonshëm për kontrollin e ligjshmërisë së vendimeve të dhëna nga gjykatat më të ulëta. Përfaqësimi dhe mbrojtja u ofrohet klienteve për çështje që kanë te bëjnë me: mosmarrëveshje civile, pronësie, familjare, administrative, tregtare, pune, penale, etj.

PËRFAQËSIMI NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Studio mbron dhe përfaqëson Klientët e saj dhe në gjykimet e kushtetueshmërisë të vendimeve gjyqësore të dhëna nga gjykata të juridiksionit të zakonshëm, në lidhje me shkeljen e të drejtave kushtetuese te subjekteve të legjitimuar për të ngritur ankime të tilla përpara Gjykatës Kushtetuese.

PËRFAQËSIMI NË GJYKATËN EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Studio përfaqëson klientët e saj në çështjet kundra shtetit shqiptar dhe çështje të tjera për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të tyre të garantuara nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, Francë.

PËRFAQËSIMI NË GJYKIMET E ARBITRAZHIT

Studio ofron asistencën e saj në proceset e ndryshme të Arbitrazhit vendas dhe atij ndërkombëtar, duke dhënë konsulencë të jashtme ose duke u zgjedhur dhe si arbitër nga klientet.

ASISTENCË PËR NJOHJEN DHE EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE TË HUAJA GJYQËSORE DHE TË ARBITRAZHIT

Duke i’u referuar në mënyrë të veçantë klientelës së huaj, Studio ka krijuar një eksperiencë profesionale në lidhje me procedimet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore dhe ato të arbitrazhit, në zbatim të normativës së brendshme dhe të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, në veçanti në çështjet ku hyn kompetenca gjyqësore territoriale, që kërkojnë zgjidhje sipas së drejtës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

KONSULENCE PER ZGJIDHJEN E MOSMARREVESHJEVE ME MIREKUPTIM

Interes i veçantë tregohet nga ana e Studios në lidhje me asistencën e ofruar klientëve në fazën para – gjyqësore me qëllim zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje, në një rrugë alternative apo jashtëgjyqesore dhe arritjen e marrëveshjeve të mundshme për zgjidhjen e çështjes me mirëkuptim.

NIVEL I LARTE PËRFAQËSIMI

Studio Ligjore HAKANI & Associates ka shfaqur një nivel të lartë përfaqësimi gjyqësor të posaçëm dhe të përgjithshëm në të gjitha shkallët e gjykimeve, me një mesatare prej rreth 80 – 90% të çështjeve gjyqësore të fituara në total të asistuara prej saj.