• hakani@hakani-attorneys.al
  • +355 42240200

Shërbimet që ofron Studio Ligjore “Hakani & Associates”

në Fushën e së Drejtës Administrative

AKTIVITET INTENSIV NË FUSHËN E SË DREJTËS ADMINISTRATIVE

Studio Ligjore “HAKANI & Associates” zhvillon një aktivitet intensiv në fushën e së drejtës administrative duke dhënë një asistencë dhe konsulencë ligjore specifike në favor të personave juridikë dhe/ose fizikë, shoqërive tregtare private etj.

E DREJTA ADMINISTRATIVE NË LIDHJE ME SEKTORIN E URBANISTIKËS, NDËRTIMEVE, PRIVATIZIMEVE ...

Studio ofron gjithashtu asistencë juridike – ligjore në lidhje me problematika të ndryshme të së drejtës administrative që kanë të bëjnë me sektorin e urbanistikës, ndërtimeve, privatizimeve, shpronësimeve publike, të transportit dhe të tregtisë.

LEJE, AUTORIZIMEVE TË VEÇANTA ETJ, PËR ZHVILLIMIN E VEPRIMTARIVE TË VEÇANTA TREGTARE

Studio është e specializuar në praktika administrative në lidhje më lëshimin e lejeve, autorizimeve të veçanta etj, që janë të nevojshme për zhvillimin e veprimtarive të veçanta tregtare.

PERSONAVE FIZIKË DHE ENTEVE TË HUAJA NË LIDHJE ME KONFLIKTE ADMINISTRATIVE APO GJYQËSORE, PËR PASURI TË PALUAJTSHME

Studio ofron ndër të tjera dhe asistencë ligjore personave fizikë dhe enteve të huaja në lidhje me konflikte të mundshme administrative apo gjyqësore, për pasuri të paluajtshme që ndodhen në Shqipëri dhe që i nënshtrohen normave ligjore të së drejtës shqiptare.

KLIENTËVE TË HUAJ QË POSEDOJNË, APO KANË NË PRONËSI PASURI TË PALUAJTSHME NË SHQIPËRI

Shërbimet profesionale të Studios në këtë sektor specifik i drejtohen kryesisht klientëve të huaj që posedojnë, apo kanë në pronësi pasuri të paluajtshme në Shqipëri ose kuota në shoqëri të së drejtës shqiptare që përfaqësohen nga pasuri të paluajtshme me qëllim menaxhimin në mënyrë sa më optimale të këtyre pasurive.

SHËRBIMET MJAFT DOBIPRURËSE TË STUDIOS JANË NË MBROJTJE E PËRFAQËSIM GJYQËSOR

Në 8 vite të krijimit të gjykatave administrative, Studio ka arritur të fitojë mbi 95% të çështjeve të ngritura prej saj dhe 98% të çështjeve të ngritura nga Shteti kundrejt klientëve të saj.