Shërbimet që ofron Studio Ligjore “Hakani & Associates”
në Fushën e së Drejtës Penale
Studio Ligjore HAKANI & Associates ofron asistencë ligjore në lidhje me çfarëdo lloj vepre penale që mund të përballen klientët në të gjitha pozicionet proceduriale si: person nën hetim, të pandehur apo si të dëmtuar nga vepra penale (edhe në fazën e redaktimit të kallëzimeve në Prokurori, në fazën e hetimeve paraprake dhe të konstituimit si palë civile).
ASISTENCA LIGJORE QË OFRON STUDIO “HAKANI & ASSOCIATES” NË LIDHJE ME VEPRA PENALE TË NDRYSHME
Në mënyrë specifike, avokatët e Studios Ligjore HAKANI & Associates, ofrojnë konsulencë dhe asistencë kryesisht në lidhje me veprat penale kundër personit dhe pronës private dhe intelektuale.
VEPRAT PENALE QË LIDHEN ME ZHVILLIMIN E AKTIVITEVE TREGTARE
Studio ka formuar një eksperiencë të rëndësishme në lidhje me implikimet e natyrës penale që lidhen me zhvillimin e aktiviteteve tregtare dhe në fushën e sipërmarrjes në përgjithësi, siç mund të jenë:
• kryerja e veprave penale gjatë zhvillimit të aktivitetit tregtar në shoqëritë tregtare nga ana e administratorëve apo ortakëve;
• kryerja e veprave penale në lidhje me taksat dhe tatimet;
• kryerja e veprave penale në fushën e doganave.