• hakani@hakani-attorneys.al
  • +355 42240200

Shërbimet e Studio Ligjore “Hakani & Associates”

në Fushën e së Drejtës Tregtare

ASISTENCË LIGJORE NË FUSHËN E SË DREJTËS TREGTARE

Studio Ligjore “HAKANI & Associates” ofron asistencë ligjore në fushën e së drejtës tregtare për: shoqëri tregtare të së drejtës shqiptare; për joint ventures – shoqëri me ortakëri mikse të huaja dhe shqiptare; shoqëri të huaja; ente që nuk kanë natyrë tregtare si fondacione, shoqata të ndryshme, organizma jo fitimprurëse të themeluara sipas së drejtës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, në çfarëdo lloj stadi të formimit dhe të aktivitetit të tyre

ASISTENCËS LIGJORE NË LIDHJE ME THEMELIMIN E SHOQËRIVE TREGTARE ...

Në këtë kuadër, përveç asistencës ligjore që Studio ofron në lidhje me themelimin e shoqërive tregtare, enteve të tjera jo tregtare, formulimin e akteve parashoqërore dhë të marrëveshjeve apo pakteve paraparake ndërmjet ortakëve, Studio ka krijuar një eksperiencë të suksesshme në lidhje me aktet apo veprimet që lidhen me zhvillimin e aktivitetit tregtar nga ana e shoqërive tregtare, konkretisht:
I gjithë aktiviteti që përfshin fazat e ndryshme ligjore – juridike të jetës së një shoqërie tregtare duke filluar që nga themelimi, ngritja e selive dytësore administrative dhe ligjore (edhe të shoqërive të huaja në Shqipëri), çelja e llogarive bankare për shoqërite e huaja që ndërmarrin aktivitet tregtar në Shqipëri, redaktimi i akteve parashoqerore, redaktimi i marrëveshjeve konfidenciale me porosi të klientëve, redaktimin e vendimeve të ndryshme të asambleve të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, procedurat për tjetërsimin e kuotave, bashkimet, shndërrimet, likujdimet dhe ç’regjistrimin e shoqërive.

EKSPERIENCË TË KONSIDERUESHME NË LIDHJE ME ASETET E ADMINISTRIMIT, KONTROLLIMIT ...

Studio ka fituar një eksperiencë të konsiderueshme dhe në lidhje me asetet e administrimit, kontrollimit, aktivitetin e organeve të administrimit të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm të shoqërive, depozitimin e vendimeve të ndryshme asambleare ose të organeve drejtuese të kontrollit të tyre pranë regjistrit tregtar, etj.

NË LIDHJE ME PROCEDURAT E FALIMENTIMIT, PRIVATIZIMIT TË SHOQËRIVE

Studio ofron një asistencë ligjore të specializuar në lidhje me procedurat e falimentimit, privatizimit të shoqërive me kapital të përbashkët me ortak shtetin shqiptar dhe ortake private vendas apo të huaj etj.