• hakani@hakani-attorneys.al
  • +355 42240200

Shërbimet që ofron Studio Ligjore “Hakani & Associates” Shpk

në Fushën e së Drejtës Civile, Familjare, Detare dhe të Punës

Studio Ligjore “HAKANI & Associates” ofron asistencë ligjore në fushën e së drejtës private dhe civile, duke tuteluar interesat pasurore dhe çdo lloj interesi tjetër të  përcaktueshëm dhe të vlerësueshëm të Klientëve të saj, konkretisht:

KONSULENCË JURIDIKE DHE PËRFAQËSIM GJYQËSOR NË LIDHJE ME TË GJITHA LLOJET E VEPRIMEVE JURIDIKE

Konsulencë juridike dhe përfaqësim gjyqësor në lidhje me të gjitha llojet e veprimeve juridike, që rregullohen nga normat e Kodit Civil dhe ligje të tjera të veçanta,

REDAKTIMIN E TË GJITHA LLOJEVE TË KONTRATAVE DHE MARRËVESHJEVE

Redaktimin e të gjitha llojeve të kontratave dhe marrëveshjeve të parashikuara nga ligji, të tilla si: kontrata shitblerje, shkëmbimi, dhurimi, qiraje për sende të luajtshme dhe të paluajtshme, leasing, franchising, sipërmarrje, porosie, huapërdorje, komisioni, ndërmjetesimi, etj.

NË FUSHËN E TË DREJTËS SË TRASHËGIMISË

Në fushën e të drejtës së trashëgimisë, Studio Ligjore “HAKANI & ASSOCIATES” është më e specializuara dhe e profilizuara në Shqipëri, duke marrë përsipër të gjitha llojet e shërbimeve lidhur me këtë disiplinë të së drejtës private. Si të tilla përmendim, asistencë në redaktimin e kërkesave për çelje trashëgimie, në redaktimin e testamenteve në përputhje sistemin ligjor për trashëgiminë, përfaqësime në gjykimet për kërkimin e trashëgimisë, pavlefshmëri testamenti dhe ato të pjestimit të masës trashëgimore, në masat për ruajtje e pasurisë trashëgimirore në mbrojtje dhe proceset për caktimin e kujdestarit apo ekzekutorit në trashëgimitë vakante, etj

ASISTENCË LIGJORE NË LIDHJE ME PROCEDURAT E BIRËSIMIT, PROCESET GJYQËSORE PËR ZGJIDHJEN E MARTESËS, MARRJE KUJDESTARIE ...

Asistencë ligjore në lidhje me procedurat e birësimit, në marrëveshjet konsensuale jashtëgjyqesore ose proceset gjyqësore për zgjidhjen e martesës, në proceset për marrjen e kujdestarisë apo tutorisë së fëmijëve të mitur dhe personave madhore te pazotë për të vepruar sipas dispozitave të Kodit Civil dhe ligjeve specifike, etj

PËRFAQËSIM PRANË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE NË RASTET E PUSHIMET NGA PUNA, FORMAT E DËMSHPËRBLIMIT ...

Përfaqësim pranë organeve të administratës publike ose/dhe atyre gjyqësore për çështjet që kanë të bëjnë me pushimet nga puna, format e dëmshpërblimit në këto raste, etj.

KONSULENCË DHE PËRFAQËSIM PËR KLIENTË NË LIDHJE ME TUTELIMIN

Konsulencë dhe përfaqësim për Klientë në lidhje me tutelimin e të gjitha të drejtave reale të parashikuara nga Kodet përkatëse; Civil, Tregtar, Doganor, Punës, Familjar, Detar, Ajror, etj.