• hakani@hakani-attorneys.al
  • +355 42240200

Vlerësime/Arritje dhe Objektiva

Rezultatet e cilësive të lartpërmendura dhe testuara nga tregu i brëndshëm dhe i jashtëm, vlerat e larta profesionale dhe akademike që ka ofruar, janë vlerësuar nga institucionet publike dhe private, duke  u përzgjedhur nga;

Ambasada Amerikane dhe Italiane për të mbrojtur interesat e shtetasve në Shqipëri.

Këshilltar Ligjor i Komisionit Qendror Zgjedhor dhe IFES, 2001 - Tetor 2005.

Avokat i qytetit pranë Bashkisë së Tiranës 2002-2005.

Konsulent ligjor i Bashkise Vau Dejes në vitet 2018-2019.

Një tjetër tregues që rrit ndjeshëm vlerësimin e saj edhe në aspektin institucional, është cilësia e lartë e përfaqësimit dhe mbrojtjes në të gjithë instancat e gjykimit të gjykatave në RSH, e matur me rezultatet e çështjeve të fituara në masën 85 – 90% të tyre, fakt që mund të evidentohet lehtësisht nga kontrolli i proceseve të saj në Gjykatat e Shkallës së Parë Administrative dhe të Juridiksionit të Përgjithshem në Tiranë e rrethe të tjera, Gjykatën Administrative të Apelit dhe atë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese të RSH.

Në nivel ndërkombëtar

Po kështu, arritje që rrisin prestigjin dhe afirmojnë emrin e Studios edhe në nivel ndërkombëtar evidentohen në përfaqësimin dhe mbrojtjen e klienteve në procedurat gjyqësore përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ku vlen të përmenden disa nga çështjet e fituara 2-3 vitet e fundit prej saj, si

Çështja NIKA kundër Shqipërisë

Klikoni link më poshtë dhe

shkarko dokumentin

Çështja VICKTORIA shpk kundër Shqipërisë

Klikoni link më poshtë dhe

shkarko dokumentin

Çështja ILIRIA shpk kundër Shqipërisë

Klikoni link më poshtë dhe

shkarko dokumentin

Për herë të parë në shqipëri!

Si rezultat i mbrojtjes së një niveli jashtëzakonisht të lartë dhe profesional në fushën e së drejtës trashëgimore (disiplinë e së drejtës private, në të cilën Studio është më e specializuara në Shqipëri), arriti të fitojë edhe një çështje për të cilën praktika e mbajtur së fundmi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në raste analoge ishte në disfavorin e saj, duke krijuar kështu, si kurrë më parë, një rast të paprecedent në praktikën e deritanishme të gjykatave në RSH, ku një Gjykatë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm vendos mbështetur në bindjen e saj lidhur me interpretimin e ligjit, pa marrë në konsideratë një qëndrim të Gjykatës së Lartë.

Objektivat:

Në themel të aktivitetit të Studios ka qënë dhe mbetet ruajtja e cilësisë profesionale, integriteti dhe korrektesa. Por studio ka kapacite të mjaftueshme për të rritur me produkte të rinj shërbimet në tregun Shqiptar, kryesisht në marrëdhëniet ndërkombëtare private. Po ashtu, tregu i të drejtës së hidrokarbureve, apo burimeve të gjelbra dhe alternative, mbi të gjitha zgjidhja me mirëkuptim e çështjeve janë nga objektivat e Studios për tu arritur në vitin 2021 e në vijim.